SPAK hedh poshtë pretendimet e Kelliçit për Elbasani

Shqipëria

SPAK hedh poshtë pretendimet e Kelliçit për Elbasani

Më: 10 prill 2025 Në ora: 19:13
Foto ilustrim

Pas deklaratave të Belind Kelliçit se, në operacionin e SPAK të kësaj të enjte në Elbasan, Policia e Shtetit nuk ka zbatuar disa urdhra, Euronews Albania ka pyetur te ky insitucion lidhur me këto pretendime.

Në përgjigjen për Euronews Albania, SPAK i hodhi poshtë këto pretendimet të përfaqësuesit të PD-së, Belind Kelliçi, dhe u shpreh se ka pasur bashkëpunimin dhe mbështetjen e plotë të Policisë së Shtetit, si dhe të Drejtorisë së Policisë Vendore të Elbasanit.

Kërkesa për Informacion e Euronews Albania drejtuar SPAK dhe BKH

SPAK dhe BKH kanë kryer kontrolle sot në qytetin e Elbasanit. Në disa media dhe subjekte politike është pretenduar se Policia e Shtetit ka refuzuar të zbatojë urdhrat e SPAK-ut.

A keni një koment lidhur me këtë?

A ka bashkëpunuar Policia me SPAK dhe BKH?

Sa kontrolle janë kryer?

Sa forca policie ka kërkuar SPAK?

Nëse keni kërkuar ndihmën dhe bashkëpunimin e Policisë, a ka qenë drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, apo Policisë Lokale të Qarkut Elbasan?

Përgjigja e SPAK-ut:

Në përgjigje të pyetjes suaj:

Sot, më datë 10 Prill 2025, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kryer disa veprime hetimore në qytetin e Elbasanit, për të cilat ka pasur bashkëpunimin dhe mbështetjen e plotë të Policisë së Shtetit dhe të Drejtorisë së Policisë Vendore të Elbasanit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat