Ilir Meta në burg, fëmijët e tij pjesë e çeljes së fushatës së Aleancës për Shqipërinë Madhështore

Shqipëria

Ilir Meta në burg, fëmijët e tij pjesë e çeljes së fushatës së Aleancës për Shqipërinë Madhështore

Më: 11 prill 2025 Në ora: 19:01
Fëmijët e Ilir Metës po marrin pjesë në nisjen e fushatës së organizuar nga Aleanca për Shqipërinë Madhështore

Ndërsa kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndodhet në burg, fëmijët e tij po marrin pjesë në nisjen e fushatës së organizuar nga Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

Bora, Era dhe Besar Meta janë pozicionuar në pjesën e karrigeve përreth podiumit, ku pritet të mbajë fjalën kreu i PD, Sali Berisha.

Ndërkohë, në shesh nuk duket të jetë e pranishme nëna e tyre, Monika Kryemadhi.

Kujtojmë se sot, është zyrtarizuar dhe divorci i çiftit Meta-Kryemadhi. Meta dhe Kryemadhi janë martuar në tetor të 1998 dhe nga martesa kanë tre fëmijë, Bora, Besar dhe Era Metaj.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat