Çelet fushata e Aleancës për Shqipërinë Madhështore, Berisha në sheshin “Nënë Tereza” krah LaCivita

Shqipëria

Çelet fushata e Aleancës për Shqipërinë Madhështore, Berisha në sheshin “Nënë Tereza” krah LaCivita

Më: 11 prill 2025 Në ora: 20:25
Sali Berisha në sheshin “Nënë Tereza” krah LaCivita

Partia Demokratike dhe Aleanca Shqipëria Madhështore ka çelur fushatën elektorale për garën e 11 majit.

Sali Berisha i është bashkuar përkrahësve të opozitës të cilët kanë mbushur sheshin Nënë Tereza.

Liderin e PD, Sali Berishën e ka shoqëruar gjatë mbërritjes për në miting edhe drejtuesi i fushatës së PD, amerikani, Chris LaCivitas.

PD këtë çelje fushate e ka organizuar më një podium ku janë vendosur kandidatët për deputetë në 12 qarqe ne te dy krahët, ndërkohe që në qendër është vendosur mikrofoni dhe pas tij disa të rinj që mbajnë të veshur bluzat e me numrin e koalicioni ASHM. Me ardhjen e Berishës është zbuluar dhe kolona zanore e fushatës, Eye of the Tiger (Sytë e Tigrit) nga grupi Survivor, e njohur gjerësisht si muzika e filmit Roky Balboa.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat