​Hapet fushata e Aleancës për Shqipërinë Madhështore

Shqipëria

​Hapet fushata e Aleancës për Shqipërinë Madhështore

Më: 11 prill 2025 Në ora: 20:28
Sali Berisha

Aleanca për Shqipërinë Madhështore hapi sonte zyrtarisht fushatën zgjedhore për 11 majin.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbërriti në sheshin “Nënë Tereza” krah Chris LaCivita, i pritur nga brohoritjet e mbështetësve, të cilët mbanin flamujt shqiptarë, amerikanë dhe Bashkimit Evropian.

Mitingu nisi me prezantimin e të gjithë kandidatëve për 12 qarqet e vendit.

Në podium nuk do të ngjitet vetëm kryedemokrati Sali Berisha, por do të jetë dhe një skenografi tërësisht me të rinj, të cilët do të jenë dekori i Berishës në podium, ku do të mbajë dhe fjalën.

Surpriza e kryedemokratit në këtë miting është strategu i tij, Chris LaCivita, i cili tashmë e ka dhënë mesazhin në rrjetet sociale, ku më parë ka postuar videon e një bufi që gllabëron një mi, duke “thumbuar” kryeministrin Edi Rama.

Pritet për t’u parë cili do të jetë mesazhi i LaCivita përpara demokratëve, të cilët janë ulur përreth sheshit “Nënë Tereza”, ku janë gati 6 mijë karrige.

Fushata e Berishës do të jetë “alla-Donald Trump”, pasi demokratët presin të ndjekin modelin e presidentit Donald Trump në fushatën e tij presidenciale.

Kujtojmë, PS-ja ka hapur sot fushatën për zgjedhjet e 11 majit, duke kërkuar mandatin e katërt radhazi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat