Ilir Meta komenton nga qelia çeljen e fushatës PD-ASHM: Edhe 30 ditë larg Shqipërisë Madhështore !

Shqipëria

Ilir Meta komenton nga qelia çeljen e fushatës PD-ASHM: Edhe 30 ditë larg Shqipërisë Madhështore !

Më: 11 prill 2025 Në ora: 23:53
Sali Berisha

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga qelia për çeljen e fushatës elektorale të PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook Meta shkruan se nisja zyrtare e fushatës është një “start i jashtëzakonshëm, plot nerv dhe energji, i fushatës”.

“Shqiptarët prekën sonte shpresën, si kurrë më parë dhe të ardhmen që meritojnë më shumë se çdo komb tjetër”, shkruan Meta ndër të tjera.

Postimi i plote

MADHËSHTORE!

E vetmja fjalë, që përshkruan këtë moment historik që sonte përjetoi çdo shqiptar.
Një start i jashtëzakonshëm, plot nerv dhe energji, i fushatës tonë fitimtare për Nr.1.
Shqiptarët prekën sonte shpresën, si kurrë më parë dhe të ardhmen që meritojnë më shumë se çdo komb tjetër.
Çdo shqiptar i ndershëm dhe patriot gjeti veten në atë shesh gjigand zemrash!
Edhe 30 ditë larg Shqipërisë Madhështore! Fitorja është kaq afër, më pranë se kurrë!
✅🗳🇦🇱 VOTO NR.1 Koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
✅🗳🇦🇱 VOTO ILIR METAJ, në Qarkun Tiranë

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook Meta shkruan se nisja zyrtare e fushatës është një “start i jashtëzakonshëm, plot nerv dhe energji, i fushatës”.
“Shqiptarët prekën sonte shpresën, si kurrë më parë dhe të ardhmen që meritojnë më shumë se çdo komb tjetër

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat