Fushata/ Ulsi Manja i bindur per fitore: Ne Lezhe marrin 4 mandate

Shqipëria

Fushata/ Ulsi Manja i bindur per fitore: Ne Lezhe marrin 4 mandate

Më: 12 prill 2025 Në ora: 13:27
Fushata

Qarku i Lezhës spikati me prezantimin në çeljen e fushatës së PS, ku u prezantuan jo vetëm me Luhutën e Malësisë, por edhe Nikolla i Vogël recitoi poezinë Gjuha Shqype të Gjergj Fishtës.

Drejtuesi politik i qarkut të Lezhës, Ulsi Manja tha se duan të paktën 4 mandate.

“Nuk do flas gjatë, Shqipëria ka qenë prej moti në Europë, por me Ramën dhe PS më 11 maj ne do ta sjellim Europën në këtë shesh për të folur shqip edhe ne njëlloj si gjithë të tjerët në familjen europiane.

Votojmë PS për të marrë jo më pak se 4 mandate nga 7 që ka qarku i Lezhës”, tha Manja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat