Incidenti në “Big Brother VIP”/ Bamir Topi befason me deklaratën për shuplakën e Jozi: Shërbimet sekrete...

Shqipëria

Incidenti në “Big Brother VIP”/ Bamir Topi befason me deklaratën për shuplakën e Jozi: Shërbimet sekrete...

Më: 15 prill 2025 Në ora: 07:45
Bamir Topi

Ish-presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ka reaguar ashpër ndaj valës së komenteve dhe reagimeve të ashpra në rrjetet sociale, pas incidentit të ndodhur në “Big Brother VIP”, ku Jozi goditi Gjestin.

Në një intervistë, Topi u shpreh se reagimi masiv në rrjete sociale nuk është një shprehje spontane e opinionit publik, por një lëvizje e orkestruar, që sipas tij, mund të ketë në sfond ndikime të shërbimeve të huaja sekrete.

“Unë nuk dëshiroj të futem në trajtimin e nivelit kulturor në shoqëri dhe specifikisht te brezi i ri. Edhe në portale, duket sikur janë shumë, por janë në fakt pak njerëz me emra të çuditshëm, dhe profesionstë. Niveli i shoqërisë është i rëndë, dhe kam bindjen se niveli i mesëm nuk do i frynte kësaj përçarjeje.

Por janë falanga, janë falanga që paguhen nga kjo punë. Janë shërbime sekrete. Sot lufta bëhet në inteligjencë. Për turpin e tyre, kemi parë edhe shqiptarë, që flasin shqip, në këto shërbime sekrete”, tha Topi.

Sipas tij, shumë nga profilet që nxisin urrejtje dhe ndasi në rrjet nuk janë përdorues realë, por identitete të fabrikuara, të krijuara për të manipuluar opinionin publik dhe për të përçarë shqiptarët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat