Shpërndarja e fletëve të votimit, Jozefina Topalli publikon foton e votuesit nga diaspora: Votoni nr.1

Shqipëria

Shpërndarja e fletëve të votimit, Jozefina Topalli publikon foton e votuesit nga diaspora: Votoni nr.1

Më: 17 prill 2025 Në ora: 13:43
Jozefina Topalli

Drejtuesja politike e PD për Diasporën Jozefina Topalli ka postuar në rrjetet sociale foton e një shqiptari i cili jeton jashtë vendit, të cilit i ka mbërritur zarfi me fletën e votimit për 11 majin.

Topalli bën thirrje që diaspora të votojë nr 1, PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

“Diaspora po vendos!

Fletët e votimit po mbërrijnë në shtëpitë tuaja.

Mos e humb këtë shans.

Voto Nr. 1”, shkruan Topalli.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdon shpërndarjen e fletëve të votimit për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, të cilët janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sipas shifrave zyrtare të KQZ-së, deri sot ora (10:30) janë dorëzuar 131 874 zarfe dhe 9 157 janë marrë nga zgjedhësit.

Sipas KQZ, deri tani janë dërguar fletët e votimit për bashkatdhetarë nga qarqet Elbasan, Durrës, Berat, Gjirokastër, Dibër, Korçë dhe Kukës, që jetojnë në shtete të ndryshme të botës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat