I prishi ndërtesën në Velipojë, 38-vjeçari kanos përmes telefonit drejtorin e IKMT Shkodër

Shqipëria

I prishi ndërtesën në Velipojë, 38-vjeçari kanos përmes telefonit drejtorin e IKMT Shkodër

Më: 18 prill 2025 Në ora: 13:29
Foto ilustrim

Emiljan Nika, drejtori i Inspektoriatit Rajonal të Mbrojtjes së Territorit në Shkodër, është kanosur përmes celularit për shkak të shembjes së një ndërtimi në zonën e Velipojës.

Policia ka arrestuar personin që e ka kanosur, shtetasin Viktor Marku.

Marku ishte pronar i ndërtimit të shembur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. M., 38 vjeç, banues në Velipojë, pasi ka kallëzuar shtetasi E. N., 44 vjeç, banues në Shkodër, se 38-vjeçari e ka kanosur nëpërmjet telefonit, për motive të dobëta”, njofton policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat