Festa e Pashkëve, besimtarët kremtuan ringjalljen e Krishtit në kishat e Shqipërisë

Shqipëria

Festa e Pashkëve, besimtarët kremtuan ringjalljen e Krishtit në kishat e Shqipërisë

Më: 20 prill 2025 Në ora: 20:33
Festa e Pashkëve

Besimtarët e krishterë kremtuan sot Pashkët, festa më e rëndësishmja e besimit të krishterë pasi simbolizon ringjalljen e Krishtit, triumfin e jetës ndaj vdekjes, dhe rikthimin e shpresës.

Pasi kanë kryer ritualet fetare besimtarët janë mbledhur pranë tryezës ku në tavolinë nuk mungon mishi i qengjit, vera dhe vezët e kuqe që simbolizojnë gjakun e Krishtit.

Drita e Pashkës është ndezur në mesnatën e së shtunës dhe në të dy katedralet pasi është mbajtur mesha besimtarët kanë ndezur qirinj.

Pashkët këtë vit janë festuar në të njëjtën ditë si për besimtarët katolike dhe ortodoksë. Pashka festohet të dielën e parë pas hënës së plotë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat