Të shtëna me armë zjarri pas një konflikti mes fqinjësh në Librazhd, arrestohet një 42-vjeçar

Shqipëria

Të shtëna me armë zjarri pas një konflikti mes fqinjësh në Librazhd, arrestohet një 42-vjeçar

Më: 24 prill 2025 Në ora: 10:25
Foto ilustrim

Një konflikt për çështje pronësie mes dy fqinjëve në fshatin Gizavesht, Librazhd, ka përfunduar me të shtëna në ajër dhe me ndalimin e një 42-vjeçari.

Ngjarja u raportua si një përshkallëzim i menjëhershëm verbal mes dy banorëve, që çoi në përdorimin e një arme gjahu.

Sipas burimeve zyrtare, shtetasi S. Xh., 42 vjeç, ka qëlluar me armë gjahu në ajër, gjatë një debati me fqinjën e tij, H. Xh., 80 vjeç, me qëllim kanosjen e tij. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar.

Pas ndërhyrjes së shpejtë në vendngjarje, autori u kap në flagrancë dhe u arrestua. Gjatë kontrollit, autoritetet sekuestruan armën e gjahut të përdorur dhe një sasi municioni luftarak, të cilat rezultuan të paautorizuara.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme ligjore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat