Berisha nga Kavaja: Vetëm PD integron Shqipërinë në BE

Shqipëria

Berisha nga Kavaja: Vetëm PD integron Shqipërinë në BE

Më: 26 prill 2025 Në ora: 10:45
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot nga Kavaja se vetëm PD garanton integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Ka një forcë politike e faktuar dhe e provuar, lokomotivë e integrimeve europiane dhe euroatlantike, dhe kjo është Partia Demokratike”, tha ai.

Berisha theksoi se Shqipëria do të shkojë në Europë “me shtetin ligjor, me respektin e lirive dhe të drejtave njerëzore“, dhe jo “me mjerim, krim dhe korrupsion”.

Në lidhje me programin për të rinjtë, ai premtoi: “Pesë vite pa taksa, kredi të buta për strehim dhe mbështetje të fuqishme për startup-et.”

Për sektorin e bujqësisë, Berisha u zotua: “Fermerët do të njohin 5-fishimin e subvencioneve për çdo fidan, për çdo kokë bagëti, për çdo njësi prodhimi.

Në fushën e shëndetësisë, ai premtoi dyfishim të buxhetit dhe barazim të listës së ilaçeve të rimbursueshme me atë të Italisë. “Në territorin e Shqipërisë nuk do të tregtohen ilaçe që nuk shiten në dy vende anëtare të BE-së“, u shpreh Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat