Kontrabandë ilaçesh nga Greqia, procedohet farmacistja në Gjirokastër

Shqipëria

Kontrabandë ilaçesh nga Greqia, procedohet farmacistja në Gjirokastër

Më: 27 prill 2025 Në ora: 11:07
Foto ilustrim

Një farmaciste nga Gjirokastra është proceduar në gjendje të lirë për kontrabandë ilaçesh.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në automjetin dhe në subjektin e saj tregtar u gjetën dhe u sekuestruan një sasi medikamentesh mjekësore, pa pullë fiskale.

Ato dyshohet se 58-vjeçarja i ka futur kontrabandë nga Greqia.

Grupi hetimor po kryen verifikimet për veprimtarinë e 58-vjeçares. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat