KQZ teston sot pajisjet e votimit elektronik, ja si duhet të veprojnë zgjedhësit në 11 maj

Shqipëria

KQZ teston sot pajisjet e votimit elektronik, ja si duhet të veprojnë zgjedhësit në 11 maj

Më: 29 prill 2025 Në ora: 11:14
Foto ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të testojë sot pajisjet PEVN, të cilët shërbejnë për votimin dhe numërimin elektronik të votave në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Më herët KQZ ka testuar pajisjet PEI, të cilat bëjnë të mundur identifikimin biometrik për zgjedhësit.

Pajisjet e votimit elektronik do të vendosen në njësinë numër 10 në Tiranë, si edhe në bashkinë e Vorës, ku zgjedhësit do të shprehin vullnetin e tyre për subjektin e preferuar politik në 11 maj.

Pas kryerjes së identifikimit biometrik, votuesi me ndihmën e një operatori përgjegjës do të vendoset para pajisjes PEVN, ku do t’i shfaqet fleta e votimit, në të cilën do të respektohet e njëjta procedurë si në fletën fizike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat