Pas Shkallës së Parë, edhe Apeli i GJKKO rrezon kërkesën e ish-gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu për lirimin nga qelia, me argument shkaqet shëndetësore.
Përmes avokatëve mbrojtës, gjyqtarja Fetahu kërkoi zbutje të masës së sigurisë duke pretenduar se gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar gjatë qëndrimit në paraburgim.
Por këto argrumente nuk bindën gjykatën, e cila vendosi të mos ndryshojë masën ndaj gjyqtares, edhe për shkak të provave të gjetura nga SPAK ndaj saj si edhe dyshimeve për prishje të provave.
Ish-Gjyqtarja që mbahet e paraburgosur në Pojskë te Pogradecit, u ekspozua në dy dosje të SPAK, përkatësisht lidhjet me organizatën “Çopja” dhe organizatën e Suel Çelës.
Për dosjen e parë ndaj saj u caktua masa e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ ndërsa për dosjen e dytë ‘arrest në burg’.