Kryepiskopi Joan ka kryer sot vizitën e tij të parë kryepiskopale në Manastirin e Hirshëm të Shën Vlashit.
Të pranishëm ishin besimtarë të shumtë nga i gjithë vendi.
Në manastirin e shën Vlashit, u mbajt kremtimi panegjirik i së Dielës së Miroprurëseve, në skitin e grave Miroprurëse që feston sot, e kryesuar nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Joani.
Në bashkëmeshim ishin edhe Mitropoliti i Fierit, Hirësi Nikollën, Mitropoliti i Beratit, Hirësi Astin, Episkopi i Krujës, Hirësi Anastasi, si dhe mjaft klerikë nga Kryepiskopata dhe mitropolitë.