Shtëpi bari në Spanjë, arrestohet 28-vjeçari në aksin Vau i Dejës-Shkodër

Shqipëria

Shtëpi bari në Spanjë, arrestohet 28-vjeçari në aksin Vau i Dejës-Shkodër

Më: 5 maj 2025 Në ora: 12:45
Foto ilustrim

Një 28-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia në aksin Vau i Dejës-Shkodër.

Në kuadër të operacionit “Operacionalja 45”, u kap me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasi Elton Kola, 28 vjeç, i lindur në Shkodër.

Ai kërkohej ndërkombëtarisht, sepse Gjykata e Barcelonës, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Madridin, për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat