Mirditë, vetëmbytet në rezervuar 56-vjeçari

Shqipëria

Mirditë, vetëmbytet në rezervuar 56-vjeçari

Më: 7 maj 2025 Në ora: 08:43
Foto ilustrim

Rreth orës 05:55, është njoftuar Salla Operative se në rezervuarin e fshatit Gëziq, Mirditë, dyshohet se është vetëmbytur shtetasi N. N., 56 vjeç, banues në fshatin Gëziq.

Paraprakisht dyshohet se 56 vjeçari vuante nga shëndeti mendor.

Për gjetjen e trupit të 56 vjeçarit janë nisur polumbarët e Forcave Speciale Renea.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat