Kandidati për deputet u kap me kokainë, Balla ironizon Adriatik Lapajn: Ç'ishte kjo o Tiku?!

Shqipëria

Kandidati për deputet u kap me kokainë, Balla ironizon Adriatik Lapajn: Ç'ishte kjo o Tiku?!

Më: 7 maj 2025 Në ora: 18:05
Taulant Balla, Adriatik Lapaj

Taulant Balla ka reaguar lidhur me arrestimin e kandidatit të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në Sarandë, Ergys Isufi, pasi u kap ditën e sotme me kokainë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ka ironizuar duke përmendur përfshirjen e familjarëve të Adriatik Lapajt në listat e kandidatëve, por duke shtuar gjithashtu se ai merr udhëzime nga kreu i PD, Sali Berisha.

“Mirë prindër, familjarë e krushq kandidatë, po kjo ç’është o Tiku?!

Se mos ta kanë organizuar nga brenda, apo ky Agroni mos ka gisht. Se një armik do ta gjesh ti tani, siç të ka mësuar baba bufi”– shkruan ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat