Ngjarja në Has, ja kush është autori i dyshuar

Shqipëria

Ngjarja në Has, ja kush është autori i dyshuar

Më: 7 maj 2025 Në ora: 18:25
Ylber Jaku

Personi në foto është 41-vjeçari Ylber Jaku, i dyshuar për vrasjen e sotme me armë zjarri të 34-vjeçarit Rushit Sallahu në Has.

 Policia ka bërë me dije se rreth orës 16:40 është marrë njoftim se 41-vjeçari Ylber Jaku, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri 34-vjeçarin Rushit Sallahu për motive pronësie.

Gjithashtu në njoftimin e policisë thuhet se 41-vjeçari është arrestuar dhe i është sekuestruar arma e dyshuar e krimit. Sipas informacioenve, një ditë më parë ka ndodhur një sherr mes fisit Sallahu dhe fisit Jaku, ku anëtarët e familjeve janë zënë me shkopinj, ndërsa sot viktima 34-vjeç është gjetur i vrarë me armë zjarri.

Tashmë dyshohet se Ryshyt Sallahu ka goditur nënën e autorit një ditë më parë dhe për këtë arsye 41-vjeçari ka marrë hak. Mësohet se viktima është gjetur i vdekur në makinë e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat