I arrestuar për tentativë vrasje dhe trafik droge në Itali, sekuestrohen pasuritë e një shtetasi me 3 emra në Tiranë

Shqipëria

I arrestuar për tentativë vrasje dhe trafik droge në Itali, sekuestrohen pasuritë e një shtetasi me 3 emra në Tiranë

Më: 10 maj 2025 Në ora: 11:37
Foto ilustrim

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuritë e një shtetasi të arrestuar në Itali për tentativë vrasje dhe trafik droge. 

Bëhet fjalë për një apartament dhe dy llogari bankare në emër të shtetasit me iniciale  V.D. alias E.D. alias E.D. dhe nënës së tij që nuk mund të justifikohen nga të ardhurat e tyre të ligjshme.

Kjo pasuri e luajtshme dyshohet se është fituar nga i arrestuari, si rezultat i përfshirjes së tij në aktivitetin “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

Ndërkohë ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar edhe nga Shqipëria për veprat penale “Vrasja” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.

Por, më datë 12 tetor 2005, është bërë anullimi i kërkimit pasi është arrestuar në Itali.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat