Mosha e tretë, probleme me votimin elektronik, qytetari: E vështirë për ne…

Shqipëria

Mosha e tretë, probleme me votimin elektronik, qytetari: E vështirë për ne…

Më: 11 maj 2025 Në ora: 07:35
Qytetari

Në njësinë nr. 10 në Tiranë  votohet në mënyrë elektronike. Mosha e tretë ka hasur probleme me këtë mënyrë votimi, ku ky qytetar është rikthyer edhe njëherë për të përfunduar procesin.

Më andej gazetarja e Klan News, Erikleda Dorezi shprehet se zotëria është rikthyer edhe njëherë pasi e ka lënë përgjysëm procesin e votimit dhe në atë mënyrë vota e tij ishte e pavlefshme.

“Shumë e lehtë, por për moshën e tretë është shumë e vështirë, sepse dalin vetëm siglat e partive dhe nuk dalin emrat aty të kandidatëve.

Duhet të shtypësh butonin siç na orientuan edhe çdo gjë është në rregull. Ju urojmë suksese!”,shprehet një qytetar i moshës së tretë në njësinë 10 ku votohet elektronikisht.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat