Fotografoi votën, arrestohet 43-vjeçari në Librazhd

Shqipëria

Fotografoi votën, arrestohet 43-vjeçari në Librazhd

Më: 11 maj 2025 Në ora: 18:24
Ilustrim

Një tjetër rast i fotografimit të votës është regjistruar në Librazhd.

Policia ka arrestuar 43-vjeçarin M. F., në qendrën e votimit nr 2742, në fshatin Spathar, pasi gjatë procesit të votimit, dyshohet se ka fotografuar fletën e votimit.

“Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore Librazhd, në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, arrestuan në flagrancë shtetasin M. F., 43 vjeç, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”.

Shtetasi M. F., në qendrën e votimit nr 2742, në fshatin Spathar, gjatë procesit të votimit, dyshohet se ka fotografuar fletën e votimit. Sekuestrohet aparati celular i përdorur në këtë rast.”- njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat