E frikshme në Sarandë! Komisioneri i PL-së pëson krizë epileptike, kandidati i PS-së ndërhyn të japë ndihmën e parë

Shqipëria

E frikshme në Sarandë! Komisioneri i PL-së pëson krizë epileptike, kandidati i PS-së ndërhyn të japë ndihmën e parë

Më: 11 maj 2025 Në ora: 18:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në Sarandë, ku një komisioner i Partisë së Lirisë ra papritur në tokë teksa po ecte në rrugë.

Në ato momente, aty gazetari i Top Channel, Artur Bibe dhe kandidati i PS-së i zonës, Vasil Llajo, ndërhynë menjëherë për të dhënë menjëherë ndihmën e parë.

Pas 10 minutash erdhi ambulanca e mori.

Mjekët thanë se pacienti pati krizë epileptike dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat