​Kjo është përqindja e votuesve nga diaspora

Shqipëria

​Kjo është përqindja e votuesve nga diaspora

Më: 11 maj 2025 Në ora: 20:33
Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zbuluar pjesëmarrjen e diasporës në zgjedhjet e sotme parlamentare në Shqipëri.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shtatëdhjetë e tetë pikë zero tre për qind e diasporës kanë votuar.

Zarfet e ardhur në Komisionin Qendror Zgjedhor janë njëqind e nëntëdhjetë e një mijë e nëntëqind e dymbëdhjetë nga dyqind e dyzet e pesë mijë e nëntë qind e tridhjetë e pesë që ishin në total për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

Kujtojmë, kjo është hera e parë që diaspora shqiptare merr pjesë në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, të 11-tat këto që nga viti 1991, në të cilat sipas exit-polleve fitoren e katërt radhazi e ka shënuar Partia Socialiste e Edi Ramës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat