Mbyllet numërimi në bashkinë Tepelenë, cila parti kryeson

Shqipëria

Mbyllet numërimi në bashkinë Tepelenë, cila parti kryeson

Më: 12 maj 2025 Në ora: 11:13
Foto ilustrim

Në bashkinë Tepelenë procesi i numërimit të kutive të votimit ka përfunduar.

Sipas asaj që raporton gazetarja e Klan News, Dorina Muhaj partia që kryeson në këtë bashki është Partia Socialiste me 3214 vota.

Partia Demokratike ka marrë 1003 vota në këtë bashki. Vota në Tepelenë gjithashtu kanë marrë edhe Nisma Shqipëria Bëhet me 149 të tilla, Partia Mundësia me 84 vota.

Ndërkohë në qarkun Gjirokastër nga 198 kuti janë numëruar 119, ku Partia Socialiste kryeson me 14 686 dhe Partia Demokratike me 6410 vota.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat