Rezultati në Berat, Demo: E kemi të mbrojtur mandatin e 5

Shqipëria

Rezultati në Berat, Demo: E kemi të mbrojtur mandatin e 5

Më: 12 maj 2025 Në ora: 18:22
Ervin Demo

Ish-kryetari i Bashkisë së Beratit, njëkohësisht, drejtuesi politik i qarkut për PS-në, Ervin Demo, u shpreh në një intervistë për gazetarët se e priste këtë rezultat.

Demo u shpreh se në Berat procesi po ecën normalisht dhe se në orët e para të ditës së nesërme do të dalin rezultatet finale.

“Ne kemi qenë shumë të qartë që objektivi elektoral i PS në Berat ishte 5 mandate. Është e kuptueshme që shumë, le të themi, analistë, apo shumë subjekte ishin skeptike për këtë për një arsye të thjeshtë sepse bënin një mbledhje mekanike të votave të 2021-shit, por ndërkohë situata në qark gjatë katër viteve të fundit ka ndryshuar”, tha Demo.

Ai u shpreh se mandati i 5 është i mbrojtur me 2 mijë vota.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat