PD rikthehet e para në Lezhë, rezultatin final do ta vendosin kutitë e fundit

Shqipëria

PD rikthehet e para në Lezhë, rezultatin final do ta vendosin kutitë e fundit

Më: 12 maj 2025 Në ora: 21:21
Ilustrim

Në Lezhë janë numëruar 141 qendra votimi nga 245 në total, ku PS ka rënë e dyta me 16066 vota ose 43.42 %, ndërsa e para renditet PD-ASHM me 16255 vota, ose 43.93%

Një garë e ngushtë mes dy forcave kryesore, nga ku do të vendoset se cila nga subjektet kryesore do të marrë mandatin e katërt në këtë qark, pasi partitë e tjera duken të pamundura për të marrë mandat në këtë qark.

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) renditet i treti me 6% të votave (2229 vota).

Partia Socialdemokrate (PSD) – 1028 vota – 2.9%

Partia Mundësia – 426 vota – 1.2%

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 711 vota – 1.9%

Lëvizja Bashkë – 174 vota – 0.5%

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat