Celibashi: Kemi numëruar 35% të votave të diasporës

Shqipëria

Celibashi: Kemi numëruar 35% të votave të diasporës

Më: 13 maj 2025 Në ora: 21:43
Ilirian Celibashi

Në një prononcim për mediat nga Parku Olimpik, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi dha shifrat më të fundit sa i takon procesit të numërimit të votave për kandidatët në rang kombëtar.

“Janë vetëm 2 KZAZ ku akoma nuk ka përfunduar numërimi i votave, nr.36 dhe 40. Në total janë 22 qendra votimi për të dyja KZAZ-të për të cilat ne akoma nuk kemi rezultatet.

Ndërkohë, janë 91 KZAZ ku ka përfunduar procesi i vlerësimit të votave, janë 22 ku ka përfunduar vlerësimi për kandidatët e listës së hapur dhe janë në qarkun Shkodër 2 KZAZ, Kukës 2 KZAZ, Berat 2 KZAZ, Dibër 2 KZAZ, Korçë 2 KZAZ, Gjirokastër 6 KZAZ, Vlorë 4 KZAZ dhe Tirana me 2 KZAZ. Në 81 KZAZ është duke përfunduar edhe procesi për vlerësimin e votave për kandidatët në listën shumëemërore.

Ky proces nuk ka filluar akoma në 7 KZAZ, janë 3 në qarkun e Durrësit dhe në 4 KZAZ të qarkut Tiranë për numërimin  e votave për kandidatët në listë të hapur”, deklaroi kreu i KQZ-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat