“Greqia”, ende asnjë votë e numëruar/ Celibashi: KAS s’më ka sjellë vendimin

Shqipëria

“Greqia”, ende asnjë votë e numëruar/ Celibashi: KAS s’më ka sjellë vendimin

Më: 13 maj 2025 Në ora: 23:55
Gazetar

Në Parkun Olimpik, ende nuk është numëruar asnjë votë e shqiptarëve të Greqisë.

Pritet që kryekomisioneri Ilirjan Celibashi të njihet me vendimin e KAS dhe të autorizojë nisjen e procesit të numërimit.

“Është numëruar 40 përqind e fletave të votimit. Mbeten edhe 50 mijë vota nga vende të tjera, përjashtuar Greqinë për t’u num╒ruar. Më pas pritet edhe Greqia.

Për votat e Greqisë do të shihet sesi do të ecë procesi”, raportoi gazetari Andon Kello.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat