Aksident i rëndë në Kavajë, humb jetën një grua

Shqipëria

Aksident i rëndë në Kavajë, humb jetën një grua

Më: 15 maj 2025 Në ora: 09:47
Foto nga vendi i ngjarjes

Një grua ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Kavajës.

Viktima ka qenë duke kaluar trafik-ndarësen në momentin që është përplasur nga një automjet.

Siç raporton JOQ Albania, shoferi ka  qenë duke parakaluar kur ka ndodhur përplasja fatale.

Ai është shoqëruar nga policia për t’u marrë në pyetje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat