Rama pret kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez: Spanja, mbështetje të vazhdueshme Shqipërisë në rrugën e integrimit evropian

Shqipëria

Rama pret kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez: Spanja, mbështetje të vazhdueshme Shqipërisë në rrugën e integrimit evropian

Më: 16 maj 2025 Në ora: 09:51
Kryeministri Edi Rama- Pedro Sanchez

Kryeministri Edi Rama ka pritur mëngjesin e sotëm në ambientet e kryeministrisë, kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez”.

Me të kanë diskutuar mbi bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve dhe mbështetjen e vazhdueshme që Spanja i ka dhënë Shqipërisë.

“Me kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sánchez, një takim miqësor e i rëndësishëm.

Për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Spanjës, bashkëpunimin ekonomik, dhe mbështetjen e vazhdueshme të Spanjës për integrimin europian”, shkruan Rama në facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat