Procesi i numërimit të votave nga diaspora për zgjedhjet parlamentare të 11 majit është duke vazhduar e po kështu vijon edhe prditësimi i të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Sipas KQZ, ka përfunduar numërimi dhe vlerësimi i fletëve të votimit nga jashtë (Greqi) për subjektet zgjedhore në qarqet:
1. Durrës
2. Tiranë
3. Shkodër
4. Dibër
5. Lezhë
6. Fier
7. Vlorë
8. Elbasan
Vijon procesi i numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit nga jashtë (Greqi) për subjektet zgjedhore në qarqet:
1. Korçë
2. Gjirokastër
3. Berat
Ka filluar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial (në listë “të hapur”) në qarqet:
1. Durrës
2. Tiranë
3. Shkodër
4. Fier
5. Lezhë
6. Dibër
7. Elbasan
8. Vlorë
Për qarkun Kukës ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial (në listë “të hapur”).