Një javë pas zgjedhjeve, Dashnor Sula i bën thirrje Kuvendit t’i rikthehet punës

Shqipëria

Një javë pas zgjedhjeve, Dashnor Sula i bën thirrje Kuvendit t’i rikthehet punës

Më: 19 maj 2025 Në ora: 07:05
Dashnor Sula

Me anë të një postimi në rrjetet sociale deputeti demokrat Dashnor Sula, ka bërë thirrje që të mblidhet Kuvendi sa më parë.

Sula i cili u la jashtë listave për kandidatë të deputetëve për zgjedhjet e 11 majit, thekson se parlamenti nuk është mbledhur që prej 16 marsit, dhe duhet të vijojë më detyrat dhe rregullat që i cakton Kushtetuta dhe ligji.

Sakaq, deputeti bën thirrje edhe për mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, që të krijohet një agjendë e raportimeve të institucioneve kushtetuese në Kuvend.

Një thirrje e bëri veçanërisht për palët që morën pjesë në zgjedhje, që të lënë festën PS-ja, ndërsa PD-ja të vijojë vajtimin dhe të zbatojnë Kushtetutën duke ndjekur dhe shqyrtuar raportimet vjetore të SPAK, KLSH, Prokurorisë së Përgjithshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat