A do e udhëheq seancën e parë të Kuvendit? Përgjigjet Berisha

Shqipëria

A do e udhëheq seancën e parë të Kuvendit? Përgjigjet Berisha

Më: 19 maj 2025 Në ora: 12:53
Kreu i PD-së Sali Berisha

Kreu i PD-së Sali Berisha, pas daljes së tij nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, iu drejtua mediave të Shqipërisë dhe foli lidhur me procesin zgjedhor  e qëndrimin e tij politik.

I pyetur nëse do të drejtojë seancën e parë të Kuvendit, Berisha ritheksoi se qëllimi i tij kryesor është vazhdimi i “betejës për rikthimin e votës së lirë”.

“Unë do vazhdoj betejën gjerë  në rikthimin e të drejtës së votës së lirë. Kjo ka qenë një vjedhje monstruoze, më e rënda në 32 vite të zgjedhjeve pluraliste në Shqipëri. Ne nuk intimidohemi, nuk impresionohemi. Përpjekjet për të përligjur këtë vjedhje vetëm sa tregojnë bashkëfajësi”, tha ai, raporton Euronews.al.

Berisha shtoi se vjedhja e votave këtë herë “ka ndodhur publikisht, me vendime qeverie, pa u fshehur fare”, duke lënë të kuptohet se do të vijojë të sfidojë legjitimitetin e procesit zgjedhor dhe mazhorancës aktuale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat