Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi sot kërkesën ankimore të depozituar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, me objekt “Ankim kundër vendimit të KSHZ, për pushimin e hetimit administrativ për denoncimin me denoncues KSHH dhe të denoncuar bashkia Durrës”.
Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi rrëzimin e kërkesës dhe lënien në fuqi të vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve.
Gjithashtu, KAS shqyrtoi kërkesën ankimore depozituar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, me objekt “Ankim kundër vendimit ë KSHZ, për pushimin e hetimit administrativ për denoncimin me denoncues KSHH dhe të denoncuar bashkia Fier”.
Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi rrëzimin e kërkesës dhe lënien në fuqi të vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve.