Gruaja dhe 3 fëmijët iu hodhën në Bunë, dënohet me burg Erdgys Arrazi

Shqipëria

Gruaja dhe 3 fëmijët iu hodhën në Bunë, dënohet me burg Erdgys Arrazi

Më: 26 maj 2025 Në ora: 16:04
Erdgys Arrazi dhe viktimat

Është mbyllur me 4 vite burgim tragjedia e rëndë e ndodhur në ujërat e lumit Buna në Shkodër, ku nëna me tre fëmijët u mbyt për shkak se bashkëshorti i saj, Erdgys Arrazi, ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike.

Ngjarja e ndodhur në 3 maj 2024, e cila tronditi vendin teksa policia gjeti të mbytur në lumë nënën dhe 3 fëmijët, tashmë ka vetëm një autor përgjegjës dhe ai është kryefamiljari, Erdgys Arrazi.

Gjyqtari i Shkodrës, Orgent Nazaj ka deklaruar fajtor dhe dënuar me 6 vite burgim Arrazin, për akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes”.

Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ky dënim është ulur me 2 vite, duke dënuar Arrazin përfundimisht me 4 vjet heqje lirie.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat