Avokati shqiptar, Spartak Ngjela ka thënë se Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis nuk ka uruar Edi Ramën për rizgjedhjen si kryeministër, kjo, një mungesë që shihet si sinjal tensioni në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Sipas tij, kjo heshtje vjen mes spekulimeve për rritje të interesit amerikan ndaj çështjes së Çamërisë dhe afrimit të Athinës me Moskën.
Ngjela thotë se, Greqia ndjen presion nga rikonfigurimi i interesave ndërkombëtare në rajon, ndërsa shqiptarët shohin një moment historik për të drejtat e tyre, përfshirë Çamërinë, si një çështje që mund të marrë vëmendje të ngjashme me atë të Kosovës dekada më parë.
Shkrimi i plotë:
Pse kryeministri grek Mitcotakis nuk e ka uruar Ramën në zgjedhjen e tij si Kryeministër i Shqipërisë?
Kjo është një fitore për Shqipërinë, sepse kjo të jep të kuptuar që kryeministri Rama nuk e ka përfillur fare as kërkesën histerike të qeverisë greke, dhe as bashkëpunimin e shtetit shqiptar me Athinën, në kundërshtim me interesin e Shqipërisë.
Greqia është një shtet pushrues i territireve shqiptare, në mbi 40 mijë km2.
E pse duhet që kryeministri shqiprar të mendojë në i ka dërguar apo jo urim kryeministri i Greqisë?
As që i duhet fare.
Por politika greke kërkon t'i bëjë presion kryeministrit shqiptar, sepse siç duket ka informacion që politika amerikane do të fillojë të flasë për Çamërinë si një territor shqiptar.
Por në të njëjtën kohë politika amerikanë kuptohet se ka të dhëna që Athina politike kërkon afrim politik me Rusinë.
Dhe pikërisht këtu do të nisë çështja e Çamërisë.
Politika amerikane e ka nevojë të ngutshme të dalë në favor të Shqipërisë për Çamërinë, njëlloj sikurse filloi para rreth 30 vitesh çështjen e pavarësisë së Kosovës.
Në fakt kjo është koha e shqiptarisë. Sot janë dy shtete shqiptare në Gadishullin Ilirik: Shqipëria dhe Kosova.
Dhe pse të mos jetë edhe një i trerë?
Domethënë - Çamëria.
Këtë po presin shqiptarët.
Dhe kjo do të vijë patjetër; se e kërkon historia e së vërtetës shqiptare.
Prisni dhe shikoni...