OSBE: Liria e medias, gur themeli i demokracisë!

Shqipëria

OSBE: Liria e medias, gur themeli i demokracisë!

Më: 27 maj 2025 Në ora: 18:02
OSBE

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri shpreh shqetësimin e saj lidhur me incidentet e raportuara ndaj gazetarëve para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të fundit, përfshirë rastet e frikësimit dhe të pengesave.

“Theksojmë edhe një herë rëndësinë jetike të lirisë së medias si një gur themeli i demokracisë dhe jemi të gatshëm të mbështesim çdo

përpjekje për të respektuar angazhimet në kuadrin e OSBE-së për mbrojtjen e gazetarëve dhe sigurimin e një mjedisi mediatik të sigurt dhe të hapur.”

Ky është reagimi i vëzhguesve të OSBE në Shqipëri, pas incidenteve ndaj gazetarëve gjatë gjithë fushatës, ditës së zgjedhjeve, por edhe gjatë numërimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat