Aksident i rëndë, makina përplas për vdekje këmbësorin

Shqipëria

Aksident i rëndë, makina përplas për vdekje këmbësorin

Më: 29 maj 2025 Në ora: 11:42
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (29 maj) në në zonën e njohur si “Zogu i Zi” në Fier.

Një automjet, i drejtuar nga një 23-vjeçar, ka përplasur për vdekje një këmbësor 82-vjeçar.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkakut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat