Administrata Tatimore ka nisur kontrollet ndaj individëve që kanë blerë automjete luksoze, por nuk justifikojnë të ardhurat.
Në një intervistë për Klan News, Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, tha se qëllimi nuk është gjobitja apo sekuestrimi i mjeteve, por informimi.
“Qëllimi ka qenë që të informojmë publikun në këtë fazë të parë, kush është i përfshirë të vetëkorrigjohet, dhe pastaj në një hap të dytë ne do shikojmë më në detaj pasi t’i thërrasim individët për t’i dhënë sqarimet e duhura në lidhje me këto të ardhura të cilat ata i kanë përdorur për të blerë këto automjete. Afat nuk ka të përcaktuar nga ky moment.
Çdo njeri që e ka këtë lloj situate mund ta bëjë menjëherë, që në kohën kur ne ta mbyllim këtë proces të analizës dhe identifikimit dhe mbledhjes së informacioneve nga bankat dhe palë të treta, dhe të fillojmë kontrollet, këta mund ta kenë përmbushur këtë dhe kjo mund të zgjasë 1-2 muaj”.