I akuzuar për korrupsion ndaj funksionarëve të drejtësisë, Gjykata e Posaçme merr vendimin për Nikolin Nikën

Shqipëria

I akuzuar për korrupsion ndaj funksionarëve të drejtësisë, Gjykata e Posaçme merr vendimin për Nikolin Nikën

Më: 29 maj 2025 Në ora: 17:14
Foto ilustrim

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka miratuar sot marrëveshjen e fajësisë mes Prokurorisë dhe të pandehurit Nikolin Nika, i akuzuar për korrupsion aktiv ndaj funksionarëve të drejtësisë, sipas nenit 319 të Kodit Penal.

Në vendimin Nr. 39, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtaret Flojera Davidhi, Elsa Ulliri dhe Rudina Palloj, shpalli fajtor Nikolin Nika dhe e dënoi me 1 vit burgim.

Megjithatë, ekzekutimi i dënimit u pezullua për dy vite, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepra të tjera penale dhe të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës në Lezhë.

Gjykata urdhëroi gjithashtu që Nikolin Nika të mos shoqërohet me persona të dënuar dhe e detyroi atë të mbulojë shpenzimet procedurale në hetimin paraprak dhe fazën gjyqësore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat