Ambasada e SHBA-së riposton mesazhin e Sekretarit Rubio për kufizimin e vizave

Shqipëria

Ambasada e SHBA-së riposton mesazhin e Sekretarit Rubio për kufizimin e vizave

Më: 29 maj 2025 Në ora: 17:51
Marco Rubio

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka ripostuar në Facebook mesazhin e Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, i cili njoftoi të mërkurën vendosjen e kufizimeve të reja të vizave për zyrtarët e huaj që kanë gjobitur, intimiduar ose akuzuar shtetas amerikanë për ushtrimin e të drejtës së tyre për lirinë e shprehjes.

“Prej shumë kohësh, shtetasit amerikanë janë gjobitur, shqetësuar dhe madje edhe paditur nga autoritete të huaja për ushtrimin e të drejtës së tyre për lirinë e fjalës. Sot, shpall një politikë të re për kufizimin e vizave, e cila do të zbatohet ndaj zyrtarëve dhe individëve të huaj që janë bashkëpërgjegjës për censurimin e amerikanëve. Liria e fjalës është thelbësore për mënyrën amerikane të jetesës – një e drejtë e lindur, mbi të cilën qeveritë e huaja nuk kanë asnjë autoritet.

Të huajt që punojnë për të minuar të drejtat e qytetarëve amerikanë nuk duhet të gëzojnë privilegjin e udhëtimit në vendin tonë. Qoftë në Amerikën Latine, në Evropë apo gjetkë – ditët e trajtimit pasiv ndaj atyre që veprojnë kundër lirive të amerikanëve kanë përfunduar.”, thuhet në postimin e Marco Rubios.

Kujtojme që kreu i Departamentit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio ka njoftuar kufizimin e vizave për zyrtarët e huaj të cilët sipas tij, janë “bashkëfajtorë” në censurimin e amerikanëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat