Aksidenti në Vlorë, vdes edhe 16-vjeçari

Shqipëria

Aksidenti në Vlorë, vdes edhe 16-vjeçari

Më: 1 qershor 2025 Në ora: 21:17
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ka vdekur edhe pasagjeri i motorit i cili u aksidentuar gjatë ditës së sotme në Vlorë.

16-vjeçari ishte pasagjer në motorin të cilin e ngiste 19-vjeçari, e cili vdiq në vendngjarje.

“Ju informojmë se shtetasi L. Ll., 19 vjeç, i cili ndërroi jetë në vendngjarje, ka qenë drejtuesi i motomjetit. Gjithashtu, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në Spitalin e Traumës edhe shtetasi i mitur T. M., 16 vjeç, i cili udhëtonte si pasagjer.

Në përfundim të veprimeve hetimore, materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat