Riaktivizohen vatrat e zjarrit në Darëzezë, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Shqipëria

Riaktivizohen vatrat e zjarrit në Darëzezë, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Më: 2 qershor 2025 Në ora: 17:35
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mesditën e sotme janë riaktivizuar sërish vatrat e zjarrit në masivin pyjor të Darëzezës, duke u përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të konsiderueshme.

Aktualisht për shuarjen e flakëve janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Fierit, Patosit, Roskovecit, punonjës të pyjores dhe banorë të zonës.

Por, terreni i vështirë ranor ka bërë të pamundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse, duke detyruar efektivët të përdorin mjete rrethanore. Mësohet se Bashkia e Fierit ka vënë në dispozicion një traktor me zinxhir për hapjen e korridoreve.

Riaktivizimi i vatrave të zjarrit në Darëzezë ka ndodhur paralelisht me një tjetër vatër zjarri në kodrat e Zhupanit, ku edhe në këtë zonë ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse ka qenë e kufizuar.

Burime për mediat pranë Prefekturës së Fierit kanë bërë me dije se është bërë kërkesë për ndërhyrje nga ajri dhe pritet të niset në mbështetje një helikopter tip “Cougar” i Forcës Ajrore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat