Temperatura deri në 31 gradë Celsius, parashikimi i motit për këtë të martë

Shqipëria

Temperatura deri në 31 gradë Celsius, parashikimi i motit për këtë të martë

Më: 3 qershor 2025 Në ora: 07:51
Foto ilustrim

Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare, ku termometri do të prekë vlerën 31 gradë celsius.

Shkodra, Fieri, Tirana, Elbasani dhe Gjirokastra do të regjistrojnë vlerën më të lartë të temperaturave. Ndërsa minimalja do të regjistrohet në Bajram Curr, me 25 gradë Celsius.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 6-9 m/s.

Deti do të jetë me valëzim 2- 3 ballë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat