U fut në liqen për t’u larë, humb jetën 38-vjeçari në Shkodër

Shqipëria

U fut në liqen për t’u larë, humb jetën 38-vjeçari në Shkodër

Më: 3 qershor 2025 Në ora: 12:24
Foto ilustrim

Një 38-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi pësoi arrest kardiak ndërkohë që po lahej në liqen.

Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi E.N, ditën e djeshme  rreth orës 19:00, ishte futur për t’u larë në liqenin e Grizhes ku për fat të keq u mbyt.

Shërbimet e DVP Shkodër dhe shërbimet e Policisë Kufitare, pas disa orësh kërkime, kanë gjetur dhe kanë nxjerrë nga uji, trupin e pajetë të shtetasit E. N.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai ka humbur jetën pasi ka pësuar arrest kardiak, ndërkohë që lahej në liqen.

Informacion paraprak

Më datë 03.06.2025, rreth orës 00:15, Policia ka marrë njoftim se shtetasi E. N., 38 vjeç, rreth orës 19:00, ishte futur për t’u larë në liqenin e Grizhes dhe ishte mbytur.

Shërbimet e DVP Shkodër dhe shërbimet e Policisë Kufitare, pas disa orësh kërkime, kanë gjetur dhe kanë nxjerrë nga uji, trupin e pajetë të shtetasit E. N.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai ka humbur jetën pasi ka pësuar arrest kardiak, ndërkohë që lahej në liqen.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës së 38-vjeçarit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat