Gjendet një person i pajetë në shkurre në kryeqytet! Dyshime për ngjarjen

Shqipëria

Gjendet një person i pajetë në shkurre në kryeqytet! Dyshime për ngjarjen

Më: 7 qershor 2025 Në ora: 14:44
Foto ilustrim

Një person është gjetur i vdekur në një shkurre në rrugën “Njazi Meka” në kryeqytet.

Dyshohet se viktima, rreth 60-vjeç, është endacak dhe se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Banoret e zonës kanë njoftuar policinë, e cila ka shkuar në vendngjarje.

“Rreth orës 13:20, në rrugën “Njazi Meka” është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune.

Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetes dhe identifikimin e tij”, njoftoi policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat