Drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, është fotografuar sot në mbrëmje në “Air Albania”, duke ndjekur nga afër sfidën mes Shqipërisë dhe Serbisë.
E veshur me fanellën e Kombëtares, Hyseni ka zgjedhur të jetë pjesë e atmosferës sportive, duke mbështetur ekipin kuqezi në një nga përballjet më të rëndësishme të fazës së grupeve. Prezenca e saj në tribunë tregon qartësisht se pjesëmarrja nuk lidhet me ndonjë detyrë operative, por me përkrahjen ndaj skuadrës.
Më herët qarkulluan foto dhe të kreut të SPAK, Altin Dumani.
Ndërkohë, burime pranë strukturave të sigurisë konfirmojnë se agjentë të SHISH janë të pranishëm në terren, si pjesë e masave të ndërmarra për mbarëvajtjen e ndeshjes, duke pasur parasysh ndjeshmërinë e kësaj sfide.