Zjarr në ish-Fushën e Drurëve në Shkodër, digjen plotësisht dy baraka

Shqipëria

Zjarr në ish-Fushën e Drurëve në Shkodër, digjen plotësisht dy baraka

Më: 8 qershor 2025 Në ora: 21:41
Foto ilustrim

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme përfshiu pasditen e sotme lagjen e komunitetit rom në zonën e njohur si ish-Fusha e Drurëve në Tepe, Shkodër.

Flakët dogjën plotësisht dy baraka.

 Nndërhyrja e shpejtë e shërbimeve zjarrfikëse bëri të mundur shpëtimin e disa banesave të tjera të improvizuara, të cilat ndodheshin pranë vendit të ngjarjes.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat